Vendosni fjalën kyçe....

Berisha denoncon “narkoshtetin”: Ekonomia në rënie të lirë, Shqipëria e goditur nga paratë e drogës


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se ekonomia shqiptare është në një rënie të lirë dhe se çmimet po rriten vazhdimisht, ndërsa qeveria bashkëpunon me krimin dhe trafikun e drogës.

Ai tha se për herë të parë në histori, vdekjet dominojnë mbi lindjet, duke treguar një nivel të lindshmërisë ndër më të ulëtit në botë.

 “Për herë të parë në histori vdekjet dominojnë mbi lindjet. Ato tregojnë se kemi tregues të lindshmërisë më të ulët në botë”, tha ai.

Berisha shtoi se ekonomia kontribuon vetëm me 49% në rritjen ekonomike dhe pjesa tjetër buron nga taksat dhe shpenzimet e shtetit.

 “Sipas këtyre statistikave, për herë të parë ekonomia kontribuon vetëm me 49 % në rritjen ekonomike. Sipas këtyre statistikave, në rritjen ekonomike, kontributin e ka shteti, të ardhurat kryesore nuk vijnë nga prodhimi, por nga taksat neto”, tha ai.

Ai paralajmëroi se rritja e çmimeve është një mekanizëm i tmerrshëm, duke u reflektuar te taksat dhe akzicët.

 “Çmimi i naftës në stratosferë mban në stratosferë akzicën… Pak vite më parë, shumë pak vite më parë, të ardhurat nga profesionet e lira ishin 12 përqind. Kanë zbritur sot në 1 përqind pas betejës që bëri kundër profesioneve të lira”, tha Berisha.

Kreu i PD e përshkroi narko-shtetin si faktorin kryesor që po dëmton vendin.

 “Narko-shteti është ai faktor që po shkatërron Shqipërinë më shumë se çdo faktor tjetër në ekzistencën e saj”, tha ai, ndërsa paralajmëroi qytetarët për pasoja katastrofike në të ardhmen sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

Berisha denoncoi gjithashtu sulmet ndaj pluralizmit politik dhe përfshirjen e drejtësisë në shërbim të pushtetit, duke deklaruar.

 “Këto rezoluta denoncojnë aktet e këtij mercenari që për të fituar mandatin e katërt padroni i tij, pa asnjë bazë ligjore, vë në arrest dhe ndjekje penale liderët e tre partive politike kryesore, duke u bërë kështu një shëmbëlltyrë e shëmtuar e prokurorëve të diktaturës komuniste”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu ndikimin negativ të drogës dhe çmimeve në turizëm dhe sektorët ekonomikë, duke shpjeguar: “Ato tregojnë së pari se lindjet në Shqipëri kanë rënë në nivelin që ishin 100 vite më parë… Ato tregojnë se ne sot kemi treguesit e lindshmërisë më të ulëtit në botë… E goditur nga paraja toksike e drogës, ekonomia shqiptare është në rënie të lirë”, tha Berisha.