Vendosni fjalën kyçe....

2 të arrestuar në Tiranë, u kapën me armë dhe drogë


Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Hunter”, duke goditur armëmbajtjen pa leje dhe aktivitetin me lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, në zonën e Mjull-Bathores u arrestuan dy të rinj, Ilir Dushku dhe Bjorli Xhabrahimi, që lëviznin me armë në automjet. Njëri prej tyre ishte i dënuar më herët për plagosje të rëndë dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. 

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.  

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.    

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.  

Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hunter”. 

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:  
I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe  B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë. 

Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën  dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh.  

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.