Vendosni fjalën kyçe....

Udhëzim të gjitha degëve të PD, nis procesi i analizës së brendshme për rezultatin e 11 majit


Pas takimeve të ish-deputetit Ervin Salianji me strukturat e PD në Durrës, në selinë blu ka nisur një lëvizje e re organizative.

Partia Demokratike u ka dërguar një udhëzim të gjitha degëve në rrethe, i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, përcjell Balkanweb.

Në dokument kërkohet nisja e menjëhershme e analizës së brendshme për rezultatin e humbur në zgjedhjet e 11 majit, me qëllim identifikimin e gabimeve dhe riorganizimin e strukturave në terren.

Një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e PD dega Durrës ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, demokratët kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.

foto galeri

foto galeri

foto galeri