Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 50-vjeçarja në Vlorë, pengohet në bordurat e rrugës


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulevardin kryesor të Vlorës, ku një grua rreth 50 vjeçe është gjetur e pajetë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja është penguar në bordurat e rrugës dhe ka rënë në tokë, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa po priten edhe ekspertët e policisë për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur me saktësi rrethanat e ngjarjes.