Vendosni fjalën kyçe....

Macron takon Xi Jinping, Ukraina dhe tregtia në qendër të bisedimeve në Pekin



Presidenti francez Emmanuel Macron u takua të enjten në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, në një vizitë ku fokusi kryesor pritet të jetë lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet tregtare, teksa Evropa synon të rikalibrojë marrëdhëniet me ekonominë e dytë më të madhe në botë, përcjell DW.

Para takimit, Macron shkroi në X se bisedimet me kreun kinez do të përqendrohen “te paqja dhe ribalancimi ekonomik, të cilat bota i ka aq shumë të nevojshme”.

Gjatë takimit, Xi Jinping deklaroi se Kina është e gatshme të punojë me Francën për të bërë partneritetin strategjik midis dy vendeve “më të qëndrueshëm”.

Macron, nga ana e tij, theksoi se dy vendet duhet të kapërcejnë diferencat.

“Herë pas here ka dallime, por është përgjegjësia jonë t’i kapërcejmë ato për të mirën e përbashkët”, tha ai gjatë bisedimeve me Xi.