
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se kryeministri Edi Rama po ushtron presion mbi drejtësinë në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut.
Në një deklaratë të gjatë, ministri theksoi se reforma në drejtësi është një projekt kombëtar që ka forcuar institucionet e pavarura dhe ka avancuar rrugën europiane të Shqipërisë.
“Viti i ardhshëm shënon moment të rëndësishme, plot 10 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, nismë që i dha jetë institucioneve të reja të drejtësisë, nevojë ulëritës kombëtare, reforma me gjithë kundërshtitë ka një rol të veçantë në të ardhmen e afërt të një vendi europian.
Sot një vend kandidat me grukapitujt e hapur, është falë edhe përparimit nga zbatimi i reformës në drejtësi.
Ndërsa KE raporton vit pas viti me arritjet dhe rekomandimet mbi sistemin gjyqësor, si ministër kam përgjegjësinë të qenit i matur dhe i zëshëm pa dallim bindje dhe përfaqësie partiake.
Ishte PS që ideoi dhe mbështeti reformën në drejtësi, qytetarët e dinë kush e kundërshtoi me çdo mjet. Është pse që është e vendosur të mbështesë konsolidimin e saj, shqiptarët e dinë se kush kërkon asgjësimin e SPAK.
Të hënave shënjestrohen prokurorët e SPAK dhe ngryset java me euforinë e mjerë kur subjektet e hetimit janë kundërshtarët politikë.
Ne flasim për standarde ju flini për kallëzime e të pandehur edhe pse atë e keni në ballin tuaj. Rotacioni polik vendoste me verdiktin popullor dhe jo me vendime gjykatash”, tha Lamallari.