
Disa simpatizantë të PD-së shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me zyrtarë të lartë të PD-së ndërsa i thanë Berishës se mban shumë servilë rreth vetes.
Gjatë takimit në foltoren e Mirditës, ata kërkuan protesta mbarëkombëtare dhe jo parada mode.
“Më duket se foltorja s’është në kohën e duhur, duhet të ishte në shtator. Se në kulmin e krizës do fokusohet tek takimet tona dhe do harrohet Rama dhe Balluku. Protestat e tjera duhet që të jenë më të mëdha se ato që kemi pasur. Një pjesë e strukturave të kryesisë së PD janë bërë antipatike. Kryesia e PD janë po ata që janë pjesa humbëse e PD në 2013. U mor stafi i Bashës dhe kaloi prap tek ju. Janë po ata prapë. PD-ja duhet të riformatohet. Flamur Noka është arrogant nuk është ai për sekretar, ka figura të tjera PD. Protestat janë bërë bajate. Unë dua protestë, jo paradë mode”, tha një qytetar.
Ndërsa një tjetër i tha kryedemokratit se mban shumë servila rreth vetes.
“Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe t’i bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj. 200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e rrëzuar aty. Të rrimë aty, derisa ta rrëzojmë sepse nuk është trim, është njeriu më frikacak që kam njohur në jetën time.
Kam dhe një kërkesë tjetër për Lezhën, ne jemi pa kryetar partie, kemi një të komanduar as di gjë ku është për vete as na dëgjon ne. Gjini e ul kokën por ta ngrenë, sepse i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punuar natë ditë për të. Prandaj Doktor jepi urdhër Agroni, Gjini, Kastrioti ku janë ata dy të tjerët. Të vijnë të merren me njerëzit sepse jemi në ujë 20 ditë.”, tha ai.’, tha ai.