
Rruga Kakavijë-Janinë do jetë e bllokuar mbrëmjen e sotme duke nisur nga pora 19:00. Shkak për këtë është protesta e fermerëve në Greqi të cilët kërkojnë ulje të kostove të prodhimit dhe marrjen e subvencioneve, të cilat janë bllokuar pas një hetimit të BE-së dhe autoriteteve greke mbi abuzimet e fondeve evropiane.
Policia e Kavavijë ka njoftuar qytetarët që planifikojnë të lëvizin në aksin e lartpërmendur të marrin masa, duke qenë se do lejohen të kalojnë vetëm ata që kanë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, njoftoi sot policia
Fermerët grekë protestojnë prej disa ditësh dhe pritet të protestojnë të paktën deri më 5 dhjetor.
Ata planifikojnë të bllokojnë doganën e Promahonës, në kufirin Greqi-Bullgari, të enjten. Të shtunën pritet të bllokohet rruga nga fermerët e Kozanit, Grevenës, Kosturit ndërsa javën e ardhshme pritet të bllokohen portet e Volosit e Selanikut. Kryenministrti Mitsotakis tha para dy ditësh se fermerët do i marrin subvencionet ndërsa u ka kërkuar atyre të mos e bllokojnë rrugën dhe lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.