Projekti për Rezistencën Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë i mbështetur nga Banka Botërore (BB) me një kredi 70 milionë dollarë duket se nuk ka bërë hapat e pritshëm duke rrezikuar kështu arritjen e objektivave fillestar të tij.
Në një vlerësim të fundit të projektit, misioni nënvizoi se ecuria ka qenë e ngadaltë me një vonesë 1 vjeçare dhe një shkallë të ulët disbursimi që llogaritet në 8 për qind të fondit.
“Projekti u miratua më 16 mars 2023, Marrëveshja e Kredisë u nënshkrua më 4 gusht 2023, dhe Projekti hyri në fuqi më 15 prill 2024. Pavarësisht një fillimi fillestar të mirë, zbatimi i CRAD ka hasur vonesa të konsiderueshme, duke sjellë një vonesë njëvjeçare dhe një shkallë të ulët disbursimi, aktualisht në 8%.
Nëse zbatimi i projektit vazhdon me të njëjtin ritëm, ekziston një probabilitet i lartë që projekti të mos arrijë plotësisht objektivat e tij zhvillimore. Misioni teknik i shtatorit 2025 tregoi përparim të mirë, por MARD duhet të mbajë një udhëheqje të fortë dhe të marrë vendime të shpejta për të përshpejtuar zbatimin e projektit.
Me rritjen e intensitetit të aktiviteteve, është thelbësore të monitorohet nga afër progresi dhe të mbahet ritmi për të siguruar një mbyllje të projektit në kohë dhe arritjen e objektivave të PDO-së” nënvizoi raporti i vlerësimit të projektit i hartuar nga misioni i Bankës Botërore.
Projekti në fjalë ka të paktën tre komponentë ku në atë të parë parashikohet promovimi i bujqësisë së zgjuar klimatike dhe aksesi në tregje me një kosto 44 milionë USD, i dyti rritja e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit me një vlerë 22 milionë USD dhe së treti forcimi i kapacitetit të analizës së bazuar në dëshmi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe i komunave me një kosto 4 milionë USD.
Objektivi i zhvillimit të projektit është të rrisë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë klimatike të vlerës së zinxhirëve prioritarë agro-ushqimorë.
Disa nga treguesit që do të maten gjatë këtij projekti janë shitja e prodhimeve bujqësore nga fermerët përmes Mikro Qendrave dhe grumbullimi i ushqimit. Fermerët e lidhur me nënpresion dhe sipas kërkesës dhe shërbimi publik i ujitjes në zonat e projektit.
Konsumi total i energjisë për skemat e ujitjes dhe kullimit të mbuluar nga energjia e rinovueshme e prodhuar sipas projektit. Aktivitete bujqësore në klastra të dedikuara apo pjesëmarrja e grave në aktivitete të lidhura me HUB-et e ushqimit./Monitor