Vendosni fjalën kyçe....

424 mijë faqe të digjitalizuara, nis transformimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës


Biblioteka Kombëtare e Kosovës po hyn në një fazë të re modernizimi, duke digjitalizuar me shpejtësi fondin e saj dokumentar.

Ky proces po e bën materialin bibliotekar më të sigurt, më të rregulluar dhe shumë më të lehtë për t’u përdorur nga publiku.

Vetëm në gjashtë javë janë skanuar mbi 424 mijë faqe, një ritëm rekord që tregon angazhimin e institucionit për të sjellë bibliotekën në standarde bashkëkohore.

“Transformimi digjital i Bibliotekës Kombëtare

Biblioteka Kombëtare po modernizon fondin e saj dokumentar me ritëm të shpejtë, duke e bërë më të organizuar dhe më të qasshëm për lexuesit.

Brenda vetëm 6 javësh pune janë digjitalizuar 424,699 faqe, një dëshmi e qartë e përkushtimit dhe efikasitetit institucional.
Me ritmin aktual të punës, pritet që deri në fund të këtij viti numri i faqeve të digjitalizuara të dyfishohet, duke forcuar ruajtjen dhe qasjen e dokumenteve për të gjithë lexuesit.”, thuhet në njoftim.