
Një i ri në Lezhë është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar keqazi.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë, ku 35-vjeçasri Petrit Paloka është dhunuar barbarisht nga disa persona të cilët e kanë goditur edhe me shkop bejsbolli.
Pasi ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Lezhës ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të rënda.
Njoftimi
“Lezhë / Informacion paraprakRreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç.Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.”