Vendosni fjalën kyçe....

“Deputetët që s’kanë marrë vota të japin llogari, kur promohen ata që s’e meritojnë shkurajohemi – Anëtari-Berishës


Një anëtar i Partisë Demokratike i ka renditur kreut të partisë Berisha një sërë problematikash, që sipas tij kanë ngërthyer selinë blu.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë 9 në Tiranë, si pjesë e turit në bazë që ka nisur kryedemokrati, i riu tha se deputetët që nuk kanë marrë rezultatet e duhura në zgjedhjet e 11 majit duhet të japin llogari para anëtarësisë dhe strukturave.

Ai tha se kur një person që nuk ka rezultate promovohet në PD, kjo i shkurajon qytetarët që të vijojnë ta mbështesin partinë.

“Pika e parë, llogaridhënia e deputetëve sipas zonave në dështimin e tyre në fushatë dhe zgjedhje. Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim,. Kush deputet nuk merrte rezultate e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën. Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. Analizë që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD. Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja pse demokratët janë të pa motivuar, me zor po mbushim komisionet”, tha i riu.