
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi takimin e deputetit Ervin Salianji me më të votuarit e primareve dhe 11 Majit, duke theksuar se çdo anëtar i partisë është i lirë të shprehë mendimet e tij.
Berisha shtoi se nuk ka ndërmend t’u ndalojë njerëzve të flasin në media, por theksoi se është normale që propozimet dhe opinionet të diskutohen kryesisht brenda forumeve të partisë.
“Kjo parti ka forumet e veta, ku çdo anëtar drejtues e mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim.
Natyrisht, nuk kam ndërmend t’i them asnjë njeriu që mendimet të mos i shprehë publikisht në mediat e qeverisë apo ku të duan.
Por normale në një parti është që mendimet, propozimet e opinionet të shprehen brenda forumeve të partisë.
Kam pritur, po. Kanë ardhur vetë, s’kam thirrur asnjë prej tyre. Kam biseduar, e kam thënë dhe e e them që janë personalitete të çmuara të PD. Por PD si çdo forcë tjetër politike ka aktivitetin e saj brenda forumeve.”