Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e PD përpara Kryeministrisë, Belinda Balluku e socialistë të veshur me uniformën e burgut


Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur para kryeministrisë për të zhvilluar protestën e tretë të përjavshme, që ka lajmëruar të mbajë çdo të hënë.

Protesta e parë e thirrur nga Berisha si pjesë e strategjisë së “foltores parlamentaro-qytetare” u zhvillua më 17 nëntor, ndërsa e dyta u mbajt më 24 nëntor.

“Risia”  e javës së 3-të e protestës së organizuar nga Partia Demokratike, janë imazhet e anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilët ose janë aktualisht të izoluar me vendim të GJKKO-së ose të marrë nën hetim nga SPAK kryesisht të akuzuar për korrupsion, pastrim parash, apo shpërdorim detyre.

Mes tyre përmendim Erion Veliajn, Alqi Bllakon, Ilir Beqajn, Vangjush Dakon si dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila tashmë është pezulluar nga detyra ndërsa në mesin e tyre qëndron Edi Rama.