
Bolivia ka njoftuar heqjen e kërkesës për vizë për qytetarët izraelitë. Ky vendim vjen pas ndërprerjes së marrëdhënieve rreth dy vite më parë, ndërsa vendi ishte një destinacion i preferuar për udhëtarët dhe turistët, përcjell YNetNews.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, falenderoi presidentin e ri bolivian, Rodrigo Paz, dhe tha se: “Ky vendim do t’i lejojë shumë izraelitë të kthehen në Bolivi pas shumë vitesh, të shijojnë kulturën e pasur dhe peizazhet mahnitëse të vendit dhe të forcojnë lidhjet midis popujve tanë.”
Presidenti Paz ka treguar muajt e fundit një orientim të ri drejt rritjes së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe promovimit të turizmit.