Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama mbron veten e tij, Ballukun do ta hidhte 100 herë në Lanë


Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka interes për ministren Belinda Balluku dhe se mbron vetëm veten e tij.

Berisha tha se Rama “do ta kishte hedhur 100 herë në Lanë nëse do të kishte hall për ligjin”

“Për Belindën e kish hedhur 100 herë në Lanë, por mbron vetëm veten e tij. Ministri emërohet me akt administrative.

Deputeti zgjidhet nga populli. Ky bën një mashtrim të madh për të cilën do të shkojë në prokurori, si mashtrues publik. Në vend të thotë është i detyruar të shkarkojë ministrin, tani thotë se është presion. Ata që kanë standarde, sigurisht është largim”, tha Berisha.