
Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, kritikoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për manipulim dhe mashtrim ndaj shqiptarëve.
Berisha theksoi se funksionimi i shtetit ligjor është baza e demokracisë dhe se një gjykatë ka ngritur padi dhe hetim ndaj një ministri për një aferë që ka shkaktuar humbje prej 97 milionë euro, ndërsa dokumentet bazë tregojnë 50 milionë euro.
“Nuk ka asgjë më demokratike se sa funksionimi i shtetit ligjor. Nuk ka demokraci pa funksionimin e shtetit ligjor dhe ky është një mashtrim që ai u bën shqiptarëve.
Një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë nën hetim dhe më pas ka ngritur akuzë penale ndaj një ministri për një aferë, në të cilën shqiptarët humbën 97 milionë euro, por në dokumentet bazë, 50 milionë euro.
Antidemokratike do të ishte nëse do injoronin këtë superskandal të Belinda Ballukut.
Antikushtetuese në përmbajtje.
Në asnjë nen, Komisioni i Venecias ka qartësuar se pezullimi nuk shkel, nuk cenon kushtetutshmërinë. Parimi i pezullimit pra.
Them edhe njëherë, nuk gjen kurrë ndonjë fjalë të vetme që Venecia të ketë shqiptuar për ministrat.
Por Venecia thotë se pezullimi si akt nuk cenon kushtetutshmërinë.
Pra, Edi Rama mashtron në mënyrë të pacipë, të turpshme.”