
Deputeti demokrat Klevis Balliu mbajti fjalën hapëse në foltoren e radhës të Partisë Demokratike, zhvilluar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku për korrupsion.
Gjatë fjalës së tij, Balliu deklaroi se Balluku “e ka vendin në burg për vjedhjet dhe hajdutllëqet e veta”, por shtoi se përgjegjësi kryesor për çdo aferë të dyshuar korruptive është kryeministri Edi Rama.
“Këto pas meje kanë një të përbashkët: të gjithë i ka futur në burg ai që rri në mes. Të gjithë këta janë hajdutë, por kryehajduti është Edi Rama,” u shpreh Balliu, duke theksuar se sipas tij, asnjë projekt korruptiv nuk mund të realizohej pa miratimin e kreut të qeverisë.
Ai akuzoi gjithashtu se “asnjë ministër, deputet apo eksponent i PS, i lidhur me krimin, nuk mund të shkonte te krimi i organizuar pa bekimin e Edi Ramës”.