Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në aksin Mbreshtan–Pashalli, katër të plagosur, dy janë nisur me urgjencë në Tiranë



Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Mbreshtan–Pashalli, në vendin e quajtur “Rezervuari”. Një mjet tip xhip-kamionçinë me targa AA 488 EK ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në një përrua.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i automjetit, Kastriot Çuka, 59 vjeç, si edhe tre pasagjerët që udhëtonin me të. Dy prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes më të rënduar shëndetësore.

Të lënduarit u nxorën nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe u transportuan drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.