Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje zyrtarizon koalicionin me tre parti të tjera


Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Koha.

Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.

Ai do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Pos këtij koalicioni, paraprakisht ishin zyrtarizuar dy koalicione të tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bosnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).