
Numri i të vdekurve arriti në mbi 700 nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në tri vende të Azisë Juglindore, thanë zyrtarët të dielën, ndërsa përpjekjet e ndihmës për dhjetëra mijëra persona të zhvendosur vazhduan gjatë fundjavës.
Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda u përballën me shkatërrime në shkallë të gjerë pasi një stuhi tropikale e rrallë u formua në ngushticën e Malakës, duke ushqyer shira të fortë dhe shtrëngata ere për një javë. Ka pasur 435 të vdekur në Indonezi, 170 në Tajlandë dhe tri vdekje të raportuara në Malajzi.

Mbi 4 milionë njerëz janë prekur, afro 3 milionë në Tajlandën jugore dhe 1.1 milionë në Indonezinë perëndimore, sipas statistikave zyrtare.
Veç kësaj, përtej Gjirit të Bengalit, 153 persona të tjerë u vranë nga një ciklon në shtetin ishullor të Sri Lankës, thanë autoritetet, me 191 të tjerë të zhdukur dhe më shumë se gjysmë milioni të prekur në mbarë vendin, shkruan Reuters.
