
Pranimi se Ukraina ka dështuar në luftën e saj me Rusinë do shkaktonte një “tërmet politik” në Evropën Perëndimore, ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban. Ai paralajmëroi se krerët perëndimorë po përgatiten të dërgojnë trupa dhe po lejojnë që lufta të “bëhet biznes”.
Orban foli një ditë pasi bëri një udhëtim të papritur në Moskë, ku u takua me presidentin rus Putin për të diskutuar Ukrainën, tregtinë dhe energjinë. Pavarësisht braktisjes diplomatike të BE-së, ai tha se Hungaria nuk i është dorëzuar presionit për të ndërprerë lidhjet me Rusinë dhe ofroi sërish të jetë mikpritëse e bisedimeve të paqes.
Pranimi se Ukraina ka dështuar dhe se kjo nuk mund të vojë “do shkaktonte një tërmet thelbësor në politikën evropiane,” tha ai gjatë një fjalimi të shtunën.
Ai paralajmëroi se Perëndimi është gjithnjë e më i hapur ndaj përfshirjes së drejtpërdrejtë.
Hungaria ka kundërshtuar të sigurojë armë ose trupa për Ukrainën dhe ka nxitur vazhdimisht për një armëpushim. Qeveria e Orbanit shpesh është përplasur me NATO-n dhe krerët e vendeve të BE-së për shkak të qëndrimit të saj.
Orban beson se diplomacia lidhur me luftën ka rënë pre e sektorit të mbrojtjes.
“Qarqet e biznesit të lidhura me industrinë ushtarake kanë një ndikim në rritje në politikë,” theksoi ai, duke përmendur marrëveshjen e Francës me Kievin për të blerë 100 avionë luftarakë dhe fabrikat e armëve gjermane që po ndërtohen në Ukrainë.
Orban pretendoi gjithashtu se Perëndimi kishte arritur të bllokonte një marrëveshje paqeje në fillim të luftës dhe se kjo lëvizje i kishte dëmtuar përfundimisht Ukrainën, shkruan RT.
“Perëndimi i pengoi ukrainasit të arrinin një marrëveshje, duke thënë se koha ishte në anën e tyre. Por doli që nuk ishte,” tha ai.
“Ata janë në një pozicion më të keq sot sesa nëse do kishin arritur një marrëveshje në prill 2022,” shtoi ai, duke iu referuar marrëveshjes paraprake të arritur gjatë bisedimeve të Stambollit. Kievi u largua në mënyrë të njëanshme nga ato negociata.