Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 600 të vdekur nga stuhia tropikale në Azinë Juglindore



Një stuhi tropikale e fuqishme ka goditur këtë javë Azinë Juglindore, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu që kanë lënë pas mbi 600 viktima dhe kanë prekur më shumë se 4 milionë persona, përcjell Reuters.

Rajonet më të prekura janë Indonezia, Tajlanda dhe Malajzia, ku autoritetet lokale po përballen me një situatë katastrofike dhe përpiqen të shpëtojnë të mbijetuarit dhe të ofrojnë ndihmë emergjente.

Në Indonezi, numri i të vdekurve ka arritur në 435, ndërsa qindra të tjerë mbeten të zhdukur, veçanërisht në ishullin Sumatra, ku rrugët dhe infrastrukturen kryesore janë shkatërruar tërësisht.

Forcat ushtarake dhe helikopterët janë angazhuar për shpëtim dhe shpërndarje të ndihmave, ndërsa shumë zona mbeten të izoluara.

Tajlanda raportoi 170 të vdekur, me provincën Songkhla si më të prekurën, ku reshjet e shiut kanë qenë më të mëdhatë në 300 vjet.

Ndërkohë, në Malajzi, të paktën tre persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, ndërsa mijëra banorë janë evakuuar për shkak të rrezikut nga stuhia dhe reshjet e vazhdueshme.

Autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet mund të vazhdojnë në disa rajone dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e emergjencës, ndërsa situata mbetet kritike dhe shumë zona janë ende të izoluara për shkak të rrugëve të bllokuara dhe dëmtimeve në komunikime.