Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi mafioz në Elbasan, Salianji: Rama e ka lënë Shqipërinë në duart e bandave, u jep mbështetje politike


Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka dënuar ashpër ekzekutimin mafioz të një biznesmeni në Elbasan mbrëmjen e sotme.

Ai shkruan se ngjarja e rëndë vjen pas një serie ngjarjesh kriminale në mbarë vendin dhe tregon degradimin e rendit dhe sigurisë publike nën qeverinë Rama.

Ai thekon se kriminelët vrasin ku e kur të duan ndërsa qeveria u ka dhënë hov duke mbështetur politikisht bandat dhe krimin e organizuar.

Salianji nënvizon se Shqipëria është lënë në dorë të bandave ndërsa qeveria merret me propaganë, fasadë e luks dhe duhet reagim i menjëhershëm politik.

“Vrasja e sotme në Elbasan, pas një serie ngjarjesh kriminale në gjithë Shqipërinë, tregon qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike. Nën qeverisjen e Ramës, vrasjet janë bërë puna më e lehtë, kryhen ku të duan, si të duan dhe kur të duan!

Qeveria që i ka dhënë hov, mbështetje dhe pushtet politik bandave dhe krimit të organizuar. Ka ulur në minimum autoritetin e shtetit dhe respektin për ligjin. Sot, krimi nuk ka më frikë nga shteti, përkundrazi, qytetarët nuk e kuptojnë dot më ku mbaron shteti dhe ku fillon mafia, për shkak të bashkëpunimit politik dhe të favoreve të ndërsjella që marrin grupet kriminale.

Shqipëria është lënë në dorë të bandave, ndërsa qeveria merret me propagandë, fasada dhe luks. Kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetime, nuk mbulohet me fjalë, por kërkon reagim dhe ndryshim të menjëhershëm politik, për t’i rikthyer qytetarëve sigurinë dhe shtetit autoritetin.” – shkruan Salianji.