Vendosni fjalën kyçe....

Blushi: Rama nuk po mbron as Belindën dhe as Kushtetutën, por hajdutëritë e veta



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim” lidhur me vendimin e shkarkimit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në Facebook, Blushi akuzon Ramën se po mbron interesat e veta dhe të Ballukut, ndërkohë që refuzon të ndërmarrë veprime për shkarkimin e saj për pasurimin e dyshuar të paligjshëm.

“I njëjti Edi Rama që shkarkoi një zv/ministre për një arkë me peshk apo një tjetër për një cigare në ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me presh në dorë për vjedhjen e qindra miliona euro”, shkruan Blushi.

Ai thekson se kryeministri, i cili pretendon të mbrojë Kushtetutën, në fakt ka një histori të gjatë shkeljesh të saj, duke përmendur vendimet për Teatrin Kombëtar, ligjet e qepura për oligarkët dhe mandatin e Olta Xhaçkës, si dhe paralajmërimet e Komisionit të Venecias.

Blushi shton se Rama kërkon të mbrojë “bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës”, dhe paralajmëron se ish-zv/kryeministrja mund të zbulojë gjithçka nëse kryeministri nuk vepron. Ai përfundon me deklaratën: “Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën. Kaq është e vërteta”.