
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, Peleshi thekson se kjo ditë simbolizon unitetin kombëtar dhe është një moment reflektimi mbi trashëgiminë e themeluesve të shtetit shqiptar.
“Nga faqet që shkruajnë historinë, te dita që na bashkon të gjithëve! Dokumentet themeluese të shtetit shqiptar mbeten busulla jonë historike, duke na kujtuar se liria dhe shtetësia jonë nisën pikërisht nga këto faqe që i dhanë formë Shqipërisë.
Ato shënojnë momentet tona më të rëndësishme identitare dhe ambicien për një Shqipëri të lirë, sovrane dhe europiane. Nderim për themeluesit tanë dhe rrugën shtetformuese që ata shtruan me vizion e guxim”, shkruan Peleshi.