Vendosni fjalën kyçe....

Thellohet tragjedia nga djegia e pallatit në Hong Kong, 55 viktima, mbi 300 ende  të zhdukur


Ka shkuar në 55 numri i viktimave nga tragjedia në Hong Kong pas djegies së një kompleks apartamentesh. Qindra persona janë të plagosur ndërsa mbi 300 nuk janë gjetur ende.

Autoritetet po takohen me krerët e industrisë së vendit për zëvendësimin gradual të skelave të bambusë me ato metalike, shkruan Reuters.

Qeveria do themelojë një fond prej 38.57 milionë dollarësh amerikanë për të ndihmuar banorët e kompleksit të banesave.

Çdo njësi banimi do marrë fonde emergjence. Qeveria ka mbajtur një takim për të kryer inspektime të punimeve të mëdha të rinovimit.

Deri në 100 kontraktorë të komplekseve të ndërtesave në të gjithë qytetin do t’u jepet shtatë ditë kohë për të dorëzuar dokumentet që dëshmojnë përdorimin e materialeve zjarrduruese.