
OSHEE ka njoftuar se në Nënstacionin Farkë janë konstatuar probleme në disa fidera, për shkak të linjave të dëmtuara nga djegia. Sipas njoftimit, grupet e OSSH-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin sa më të shpejtë të defekteve.
Tre fiderat e parë janë rikthyer në funksion përmes skemës unazë, duke normalizuar pjesërisht furnizimin me energji. Ndërkohë, për tre fiderat e tjerë që vijojnë të jenë jashtë pune, janë angazhuar ekipet e avarive të cilat po punojnë për rregullimin e linjave të dëmtuara.
Aktualisht pa energji elektrike kanë mbetur disa zona në juglindje të Tiranës, përfshirë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.
OSHEE bën me dije se furnizimi pritet të rikthehet sapo të përfundojnë riparimet në nënstacion.