Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet zyra e ADISA-s në Gjirokastër


Zyra e ADISA-s në Gjirokastër është grabitur rreth një javë më parë, në një ngjarje ende të paraportuar zyrtarisht nga policia dhe me autorë të paidentifikuar duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e infrastrukturës publike, shkruan BW.

Persona ende të panjohur kanë thyer xhamat dhe kanë marrë objekte nga brendia e godinës, megjithëse nuk ka ende një bilanc zyrtar të dëmeve.

Qendra, e hapur në vitin 2017 si pjesë e programit kombëtar për modernizimin e shërbimeve publike, ka ofruar në Gjirokastër një seri shërbimesh të rëndësishme, duke përfshirë gjendjen civile, pasaportat, çështjet kadstrale dhe dokumentet administrative.