
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit të përfshihen edhe drejtorët e institucioneve të rëndësishme, si Tatimet dhe Doganat, duke theksuar se kufizimet nuk duhet të jenë të njëanshme vetëm për deputetët.
Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë për projektligjin e ri, Braçe u shpreh se është e drejtë të vendosen kufizime për deputetët, por jo deri në “ekstrem”, sidomos kur ata deklarojnë të ardhurat e tyre.
Ai argumentoi se përgjegjësia dhe ndikimi i disa drejtuesve ekzekutivë është shumë më i madh sesa ai i deputetëve.
“Një deputet nuk është njësoj si një drejtor rregullatori, AMP, AK, që menaxhon interesa të drejtpërdrejta.
Apo nuk është i njëjtë me një drejtor i një agjencie ekzekutive qeveritare.
Nuk dua të përmend emra, se s’dua të krijoj konotacione negative.
Por një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10 vitesh ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, në cilindo sektor, tendera, e me radhë, nuk shkon ndalimi.
Kur kemi diskutuar këtë gjë në komision që u krijua në Parlamant në fillim të këtij viti, kemi diskutuar për të mbrojtur veprimtarinë aktuale të secilit drejtues në momentin që del.
Kemi pasur një ide për atë që del, Të lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona euro, vetëm një 1 vit pa punësuar në një kompani private në sektorin që ka mbuluar, nuk shkon!
Ka drejtues, sidomos në ekzekutiv, të cilët mund të shfazohet në kohë. Koha e konfliktit të tyre të interesit nuk mund të ngelet 1 vit për të gjithë. E dyta gjë që kam. Ka disa përcaktime këtu që meritojnë zhvillim deri në fund.
Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen nga atje përtej. Se tjetri…atë po i thoja një kolegut tonë. Ka pantallona me arna që janë me mode dhe mund të bëjnë dhe 400-500 euro.
Si do të përcaktohet kjo gjë? Deputetit këtu i ndalohet që të kryejë çdo lloj aktiviteti tjetër, përveç mësimdhënies, që të japë mend.
Tani jam dakord! Ka deputetë që vinë nga zona rurale dhe ka një hektar tokë dhe duhet t’i bëjë hyzmetin asaj gjëje.
Të marr punëtorë ai? Që ja si shfrytëzon deputeti krahun e punës?! Tani që të shkohet në ekstrem, nuk ka sens.
Përsa kohë ai deklaron dhe të ardhurat. Shikoni, kemi futur këtu disa kategori që nuk janë në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurve.
Këta të Tatimeve dhe Doganave nuk janë athe, Nëse i fusim këtu, duhet ti fusim dhe atje. Se nuk bën sens gjëja. Të gjithë turren; deputeti, deputeti, por vazhdon ujku atje, të than.”, tha ai