Vendosni fjalën kyçe....

Pogradec – Bllokohet hyrja e Unazës nga Qafë Thana pas dëmtimit të skarpatës nga reshjet



Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëmtimin e një pjese të skarpatës në Unazën e qytetit të Pogradecit, duke krijuar rrezik për rënie gurësh në rrugë.

Si pasojë, bashkia njoftoi se është bllokuar përkohësisht segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit për mjetet që vijnë nga Qafë Thana drejt qytetit.

Sipas njoftimit, mbyllja lidhet vetëm me hyrjen e Unazës, dhe është marrë për të garantuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve, pas dëmtimit të skarpatës nga reshjet e ditëve të fundit.

Ekipet e punonjësve në terren do të vijojnë edhe nesër punën për stabilizimin dhe përmirësimin e zonës së dëmtuar. Bashkia bën me dije se rihapja e segmentit do të komunikohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të krijohen kushtet e nevojshme të sigurisë.