
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për t’u dorëhequr nga çështja “Gërdeci” ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Vendimi u mor nga zëvendëskryetari i gjykatës, Erjon Bani, i cili argumentoi se nuk ekzistojnë kushte papajtueshmërie.
Vendimi u shpall nga vetë Gjoka gjatë seancës së sotme, ku prokurori Klodian Braho paraqiti një pjesë të provave shkresore që kërkon të përfshihen në proces. Seanca u shty për datën 9 dhjetor për vijimin e procedurave.
Më herët, GJKKO kishte rrëzuar edhe kërkesën e mbrojtjes së Mediut për përjashtimin e Gjokës. Pas kësaj, vetë gjyqtarja kërkoi largimin, duke argumentuar se kishte shqyrtuar dosjen në fazën paraprake, por edhe kjo kërkesë u refuzua.