Vendosni fjalën kyçe....

Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person që ka dijeni


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thirrur avokatin e tij, Kujtim Çakranin, duke i kërkuar të paraqesë kërkesë ndaj prokurorit A. Shehu për t’u pyetur si person me dijeni lidhur me ngjarjet e 21 Janarit.

Njoftimi i plotë i PL:
Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”.