
Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore për dosjen “Partizani” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamambër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Sipas burimeve, shtyrja u bë për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj, i cili mbron Fatmir Bektashin, si dhe kompanitë HomePlan Shpk dhe Kontakt Shpk. Seanca e radhës u caktua për më 10 dhjetor në orën 12:30.
Në ambientet e GJKKO-së kishte mbërritur më parë avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.