Vendosni fjalën kyçe....

Britania po planifikon fushatë shpifjesh kundër Trumpit, thotë inteligjenca ruse


Britania po përgatit një fushatë shpifjesh që synon të dëmtojë reputacionin e presidentit amerikan Donald Trump për të prishur përpjekjet e tij për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, pretendoi të martën Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR).

Sipas agjencisë, Londra e sheh vijimin e luftës në Ukrainëv si jetik për sigurimin e kontratave të armëve me shumë miliarda dollarë që mund të ndihmojnë në ringjalljen e ekonomisë britanike në vështirësi. Përpjekte e Trumpit, i cili po shtyn për t’i dhënë fund luftës, do të largonte Uashingtonin dhe do mbronte fitimet e Mbretërisë së Bashkuar, pretendoi SVR.

“Janë hartuar plane për të ringjallur ‘dosjen’ e rreme të ish-oficerit të inteligjencës britanike Christopher Steele, akuzon kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe familjen e tij për lidhje me shërbimet e inteligjencës sovjetike dhe ruse,” thuhej në deklaratë.

Ky dokument, i shkruar nga Steele, një ish-oficer i MI6, në vitin 2016 dhe thuhet se u pagua nga fushata presidenciale e Hillary Clinton, mbështetej në thashetheme të paverifikuara që pretendonin se Trumpi dhe anëtarët e familjes së tij kishin lidhje kompromentuese me Moskën.

Megjithëse u përdor gjerësisht për të nxitur narrativën e ‘Russiagate’ në fillim të presidencës së parë të Trumpit, dosja që atëherë është diskredituar. SVR sugjeroi që operativët britanikë mund të krijojnë një version të ri të frymëzuar nga shablloni origjinal, në vend që të përpiqen ta ripërdorin atë drejtpërdrejt, shkruan Trump.