Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi në Riad, prezanton përvojën e reformës në drejtësi në Shqipëri


Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ndodhet në Riad, për të marrë pjesë në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në konferencë marrin pjesë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë Artur Kalaja dhe Sokol Binaj.

Z. Sadushi ishte i ftuar të mbante fjalën e tij në Sesionin e Dytë, ku trajtoi rolin e procedurave gjyqësore në garantimin e cilësisë së drejtësisë, duke theksuar se qartësia, koherenca dhe transparenca procedurale janë thelbësore për besimin e publikut dhe funksionimin e drejtë të sistemit.

Në ndërhyrjen e tij, Kryetari Sadushi prezantoi përvojën e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke vënë në pah transformimin e Gjykatës së Lartë në drejtim të efikasitetit, menaxhimit aktiv të çështjeve gjyqësore dhe rritjes së transparencës.

Ai nënvizoi se standardet procedurale dhe përdorimi i teknologjisë kanë luajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin e shpejtësisë dhe cilësisë së vendimmarrjes, duke forcuar besimin e qytetarëve tek drejtësia.