Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Plloçë


Situatë alarmante u krijua më parë gjatë ditës në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë ku një masiv mali u shkëput dhe bllokoi tërësisht rrugën.

Mësohet se masivi ka bërë të  mundur bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.

Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet te marrin masa për hapjen e aksit.

Mbi ngjarjen ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se grupet e punës ndodhen në terren për vlerësimin e situatës.

 

Postimi i ARRSH:

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, ulni shpejtësinë, mbani distancën e sigurisë dhe shmangni frenimet e papritura