Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj



Pas më shumë se pesë orësh seancë, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, kanë dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme. Balluku u largua e para, pa dhënë deklaratë për mediat, ndërsa pas saj dolën edhe Gjyli dhe Elezi.

Të tre ishin thirrur për t’u njohur me akuzat e SPAK dhe me masat e sigurisë të vendosura më herët.

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masat aktuale:

  • Pezullimi nga detyra për Belinda Ballukun mbetet në fuqi.

  • Arresti i shtëpisë për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin do të vazhdojë.

Vendimi i sotëm do të thotë se masat e shpallura më herët nga gjykata mbeten të pandryshuara, ndërsa çështja vijon të hetohet nga SPAK.