Vendosni fjalën kyçe....

Të gjitha pikat e draftit të propozuar nga SHBA për planin e paqes në Ukrainë


Reuters ka siguruar një kopje të draftit 28-pikësh të planit të paqes për Ukrainën, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Më poshtë paraqiten të gjitha pikat e versionit të këtij drafti:

  1. Të rikonfirmohet sovraniteti i Ukrainës.
  2. Të ketë një marrëveshje të plotë dhe të gjithanshme mosagresioni mes Rusisë, Ukrainës dhe Europës. Të gjitha paqartësitë e 30 viteve të fundit do të konsiderohen të zgjidhura.
  3. Pritshmëria që Rusia të mos pushtojë fqinjët e saj dhe NATO të mos zgjerohet më tej.
  4. Një dialog mes Rusisë dhe NATO-s, i moderuar nga Shtetet e Bashkuara, do të zhvillohet për të adresuar të gjitha shqetësimet e sigurisë dhe për të krijuar një mjedis de-përshkallëzues që garanton siguri globale dhe rrit mundësitë për lidhje dhe zhvillim ekonomik në të ardhmen.
  5. Ukraina do të marrë garanci të forta sigurie.
  6. Madhësia e Forcave të Armatosura të Ukrainës do të kufizohet në 600.000 trupa.
  7. Ukraina pranon të përfshijë në kushtetutë se nuk do të anëtarësohet në NATO, dhe NATO pranon të miratojë në rregulloret e saj që Ukraina nuk do të pranohet asnjëherë në të ardhmen.
  8. NATO angazhohet të mos vendosë trupa në Ukrainë.
  9. Avionë luftarakë europianë do të vendosen në Poloni.
  1. Garancia e SHBA:
    a. SHBA do të marrë kompensim për garancinë;
    b. Nëse Ukraina pushton Rusinë, garancia humbet;
    c. Nëse Rusia pushton Ukrainën, përveç një reagimi të fortë të koordinuar ushtarak, të gjitha sanksionet globale do të rikthehen dhe njohja e territoreve të reja dhe të gjitha përfitimet e tjera nga marrëveshja do të tërhiqen;
    d. Nëse Ukraina lëshon një raketë drejt Moskës ose Shën Petersburgut, garancia e sigurisë do të quhet e pavlefshme.
  1. Ukraina është e përshtatshme për anëtarësim në BE dhe do të ketë akses të preferuar afatshkurtër në tregun europian gjatë periudhës së vlerësimit.
  2. Pako e fortë globale e rindërtimit për Ukrainën, përfshirë por pa u kufizuar në:
    a. Krijimin e Fondit të Zhvillimit të Ukrainës për investime në industri me rritje të lartë, si teknologjia, qendrat e të dhënave dhe AI;
    b. Partneritet SHBA–Ukrainë për rikonstruksionin, modernizimin dhe operimin e infrastrukturës së gazit të Ukrainës, përfshirë tubacionet dhe depot;
    c. Një përpjekje e përbashkët për të rindërtuar zonat e prekura nga lufta, për të restauruar dhe modernizuar qytetet dhe zonat rezidenciale;
    d. Zhvillim infrastrukture;
    e. Nxjerrje mineralesh dhe burimesh natyrore;
    f. Një paketë speciale financimi nga Banka Botërore për të përshpejtuar këto iniciativa.
  3. Riintegrimi i Rusisë në ekonominë globale:
    a. Lehtësimi i sanksioneve do të diskutohet dhe miratohet me faza dhe rast pas rasti;
    b. SHBA do të hyjë në një Marrëveshje afatgjatë të Bashkëpunimit Ekonomik për zhvillim të përbashkët në energji, burime natyrore, infrastrukturë, inteligjencë artificiale, qendra të dhënash, projekte minerare në Arktik dhe iniciativa të tjera me interes të përbashkët;
    c. Rusia do të ftohet të rikthehet në G8.
  4. Fonde të ngrira:
    100 miliardë dollarë nga fondet e ngrira ruse do të investohen në një përpjekje të udhëhequr nga SHBA për rindërtimin e Ukrainës. SHBA do të marrë 50% të fitimeve. Europa do të match-ojë këtë shumë prej 100 miliardë dollarësh. Fondet europiane të ngrira do të lirohen. Pjesa e mbetur e fondeve ruse do të investohet në një mekanizëm të përbashkët SHBA–Rusi për projekte të përbashkëta.
  5. Një task-forcë e përbashkët sigurie SHBA–Rusi do të krijohet për të promovuar dhe zbatuar marrëveshjen.
  6. Rusia do të miratojë ligjërisht një politikë mosagresioni ndaj Europës dhe Ukrainës.
  7. SHBA dhe Rusia do të bien dakord për zgjatjen e traktateve të kontrollit të proliferimit bërthamor, përfshirë traktatin START I.
  8. Ukraina pranon të mbetet shtet jo-bërthamor në kuadër të NPT.
  9. Centrali bërthamor i Zaporizhias do të rivihet në funksion nën mbikëqyrjen e IAEA-së, dhe energjia e prodhuar do të ndahet 50–50 mes Rusisë dhe Ukrainës.
  10. Të dy vendet angazhohen për programe edukimi që promovojnë mirëkuptimin kulturor dhe eliminojnë racizmin dhe paragjykimet:
    a. Ukraina do të adoptojë rregullat e BE për tolerancën fetare dhe mbrojtjen e pakicave gjuhësore;
    b. Të dy vendet do të shfuqizojnë të gjitha masat diskriminuese dhe do të garantojnë të drejtat e mediave dhe arsimit ukrainas dhe rus;
    c. Të gjitha ideologjitë apo aktivitetet naziste do të ndalohen dhe dënohen.
  11. Territoret:
    a. Krimea, Luhansku dhe Donetsku do të njihen de facto si ruse, përfshirë nga SHBA;
    b. Khersoni dhe Zaporizhia do të ngrihen në statusin e vijës së kontaktit, duke nënkuptuar njohje de facto sipas asaj vije;
    c. Rusia do të heqë dorë nga territoret e tjera të rëna dakord jashtë pesë rajoneve;
    d. Forcat ukrainase do të tërhiqen nga pjesa e Donetskut që kontrollojnë aktualisht; zona e tërheqjes do të jetë një zonë neutrale e demilitarizuar, e njohur ndërkombëtarisht si territor i Federatës Ruse. Forcat ruse nuk do të hyjnë në këtë zonë.
  12. Pasi të përcaktohen marrëveshjet territoriale, të dy palët angazhohen të mos i ndryshojnë me forcë. Garancitë e sigurisë nuk do të vlejnë nëse kjo detyrë shkelet.
  13. Rusia nuk do të pengojë përdorimin e lumit Dnieper nga Ukraina për aktivitetet tregtare dhe do të arrihen marrëveshje që dërgesat e grurit të lëvizin lirshëm nëpër Detin e Zi.
  14. Do të krijohet një komitet humanitar për zgjidhjen e çështjeve të hapura:
    a. Shkëmbimi i të gjithë të burgosurve dhe trupave sipas parimit “të gjithë për të gjithë”;
    b. Kthimi i të gjithë civilëve të arrestuar dhe pengjeve, përfshirë fëmijët;
    c. Program bashkimi familjar;
    d. Masa për adresimin e vuajtjeve të viktimave të konfliktit.
  15. Ukraina do të mbajë zgjedhje brenda 100 ditësh.
  16. Të gjitha palët e përfshira në konflikt do të marrin amnisti të plotë për veprimet gjatë luftës dhe bien dakord të mos ndjekin pretendime të mëtejshme.
  17. Marrëveshja do të jetë juridikisht e detyrueshme. Zbatimi do të monitorohet dhe garantohet nga një Bord Paqeje i kryesuar nga Presidenti Donald J. Trump. Do të ketë penalitete për shkelje.
  18. Me miratimin e marrëveshjes nga të gjitha palët, armëpushimi hyn menjëherë në fuqi dhe të dyja palët do të tërhiqen në pikat e rëna dakord për nisjen e zbatimit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters.