
Agron Shehaj tha mbrëmjen e sotme se pezullimi nga detyra i zv.kryeministres Belinda Balluku dhe hetimet ndaj saj janë ngjarja më e rëndësishme pas vitit 1991 në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, kreu i Partisë Mundësia tha se atë që bëri SPAK dhe drejtësia nuk e bëri kryeministri Rama që duhet ta shkarkonte zv.kryeministren Balluku.
Ai e akuzoi këtë të fundit si hajdute që erdhi në parlament me arrogancën e një grabitëseje popullin më të varfër në Evropë. Shehaj tha gjithashtu se qëndrimi I PD-së është I pakuptueshëm pasi ulet me Ramën në tryezë për Reformën Zgjedhore.
“E paimagjinueshme që nuk dha dorëheqjen, atë që nuk bëri Rama që ta shkarkonte sepse është e pandehur jo në hetim, ata që nuk bënë këta e bëri SPAK dhe drejtësia. Nuk mund të merremi me vogëlsira, me vendim gjykate u pezullua, de facto u shkarkua. Në Shqipëri po ndodh diçka historike, ngjarja më e rëndësishme pas 1991, për herë të parë pushtetarë, po dalin para drejtësisë. Duhet të kishte moralin të kërkonte ndjesë e të jepte dorëheqjen, jo të vinte aty me arrogancën e një hajduteje që ka vjedhur popullin më të varfër në Europë. Duhet ta tërheqësh zvarrë që të lërë karrigen ndryshe nuk ikën. “Ishte e paimagjinueshme që qeveria pasi Belinda Balluku u shkarkua me vendim gjykate, thuri plane si do ta mbrojë dhe çdo të bëjë sepse nuk e lëshon dot, një parti opozitare në pak orë me ato mundësi që ishin u organizuam dhe shkuam t’i kërkonim Ramës të jepte dorëheqjen dhe të mos pengonte drejtësinë për Ballukun. Duhet të shkonim aty ku ata po fshiheshin. Ka disa ngjarje që janë të pa kuptueshme siç është komisioni për Reformën Zgjedhore dhe ulet në një tryezë me Ramën. Është e pa kuptueshme sipas meje.” – tha Shehaj.