
Kryeministri Rama komentoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në konferencën për shtyp me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kreu i qeverisë tha se qeveria e tij është e vendosur të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit ndërsa theksoi se nuk ndodh në një vend të BE-së që
“U soll këtu BE si një pikë referimi, për çfarë duhet të ndodhi nga pikëpamja politike. Nuk ka një qëndrim nga BE. Nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet. Është unike në historinë e Europës kjo duke qenë të zgjedhur. Nuk bëhet që kryetarët e bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg, pa gjyq, dhe të mbahen në paraburgim për muaj të tërë.” – tha Rama.