
Kryeministri Edi Rama deklaroi se rajoni po avanconme ritme të paprecedenta reformash përmes Planit të Rritjes. Ai nënvizoi se janë zbatuar 618 hapa drejt Evropës, me 414 mln euro tashmë të lëvruara dhe 251 reforma të tjera në vijim, duke arritur 83% të realizimit të planifikuar.
Rama theksoi rëndësinë e reformave në financat publike, klimën e biznesit dhe infrastrukturë, duke përfshirë ndërtimin e korridorit 8, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe funksionon si një “korridor sigurie” për NATO-n.
Ai shtoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë thjesht spektator në zinxhirët e furnizimit të Evropës, por një destinacion investimi.
“Agjenda e reformave, 618 hapa drejt Europës. Rajoni nuk ka provuar reforma në këtë shkallë, të miratuara në kuadër të Planit të Rritjes. 414 mln euro tashmë të lëvruara, 251 reforma të tjera në vazhdim e sipër. 83% e të gjithë hapave që janë zbatuar.
Reformat prekin financat publike, klimën e biznesit etj. Nuk i mbyllim hendekun e konvergjencës me fjalime apo takime, por i mbyllim me reforma që janë të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por absolutisht transformuese në realitet.
6 infrastruktura, ndërtimi i arteries së Evropës në Korrdirotin 8, BP që lidh Shqipërinë me RMV, kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s. Nuk është thjesht një vijë në hartë, por një kabull që lidhet me zinxhirin vleror të Evropës.
Kur Evropa rivendos zinxhirët e furnizimit, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë spektator por destinacion dhe këtë po bëjmë.
Horizonti i ri i investimit, për dekada rajoni është trajtuar në rastin më të keq si luftë për t’u marrë, apo në më të mirin, problem për t’u menaxhuar.
Ndërsa tani investuesit shohin diçka ndryshe, një treg dhe forcë pune, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Investimet më të fundit thonë gjithçka”, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani Perëndimor po ecën “nga rreziku në mundësi”.
Ai theksoi se rajoni, përkundër perceptimeve të mëparshme për paqëndrueshmëri, po tregon përparim përmes reformave dhe investimeve.
“Ballkani Perëndimor po ecën nga rreziku në mundësi. Për vite të tëra, jemi quajtur të paqëndrueshëm, të ndërlikuar por faktet tregojnë të kundërtën, po tregojmë me reforma dhe investime se nuk jemi pika e dobët e Evropës, por mundësia e Evropës.
Një treg i ri, krah pune i kualifikuar, vendndodhje strategjike, rajon që kërkon të rritet meEvropën dhe jo në kurriz të saj.
Po lëvizim nga skajet e hartës, në qendër të historisë tonë evropiane në hir të ekonomisë. ”, shtoi Rama.