Vendosni fjalën kyçe....

Plani i Rritjes/ Kos kritika vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro


Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos kritikoi vendet e Ballkanit Perëndimor ndërsa iu kërkoi që të punojnë më shumë në sigurimin e fondeve nga Plani i Rritjes.

Në samitin për Planin e Rritjes të mbajtur sot në Tiranë, Kos u kujtoi liderëve se në qershor 2026, bëhet vlerësimi i reformave të kërkuara dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të rrezikojnë 300 milionë euro fonde të destinuara për rajonin. 

“Kemi një afat veçanërisht të rëndësishëm që po afron. Në qershor do të kemi nga rundi i dytë i raportimit, skadimin e periudhës njëvjeçare të pritjes së mëtejshme për reformat e papërmbushura dhe rrezikohen pothuajse 300 milionë euro të destinuara për vendet tuaja. Këto janë fonde prej të cilave duhet të përfitojnë qytetarët tuaj, me të cilat mund të ndërtohen linja tramvaji, rrugë, shkolla, spitale”, tha mes të tjerash Kos.