
Komisionerja e BE, Marta Kos, gjatë samitit për Planin e Rritjes në Tiranë, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Ajo u shpreh se dy nga gjashtë vendet e rajonit nuk kanë miratuar ende reformat e nevojshme, ndërsa dy performuesit më të mirë kanë përmbushur rreth 50% të detyrimeve.
“Ju jeni pjesë e Europës. Sot kemi ardhur këtu për të bërë vlerësim të ecurisë, për të parë se çfarë ka ecur mirë me Planin e Rritjes, kemi mbushur 2 vjet që nga fillimi i zbatimit të rritjes për BP.
Është momenti për të bashkëbiseduar, kemi mjaft për të festuar. 2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë vazhduar të miratojnë reformat.
Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Sa u përket fondeve, jemi ende nën 10% të shumës totale, totalja, 400 mln euro nga një paketë prej 6 mld euro që janë lënë mënjanë për rajonin, ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë.
KE dëshiron që plani i rritjes të jetë i suksesshëm. Kam folur për nevojën për të integruar të gjithë fqinjët tanë në gjithë e më shumë fusha të ndryshme të politikave të BE.
Ne duam që BE të jetë realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë nga transfertat më të ulëta përmes SEPA. Ballkani Perëndimor i përket BE si anëtarë të barabartë”, tha Kos.