Vendosni fjalën kyçe....

Argjinatura e Bistricës çahet nga reshjet, përmbyten qindra hektarë tokë, disa zona mbeten të izoluara



Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar situata problematike në jug. Në Çukë të Sarandës, argjinatura e lumit Bistrica është çarë për shkak të prurjeve të mëdha, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore.

Si pasojë e përkeqësimit të motit, katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele, ndërsa ekipet lokale po punojnë për t’i ndihmuar.

Probleme të ngjashme janë regjistruar edhe në Shalës të Konispolit, ku lumi Pavlla ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë. Dalja e lumit ka shkaktuar izolimin e gjashtë fshatrave të njësisë administrative Markat.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe pritet ndërhyrje për të normalizuar gjendjen në zonat e prekura.