Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq/ Situatë problematike në Lezhë


Qarku i Lezhës ka kaluar një natë të vështirë nga reshjet e dendura. Në Tale, niveli i lartë i ujit dëmtoi argjinaturën e lagunës, duke rrezikuar zonat e banuara.
Gjatë natës, mjetet e tonazhit të rëndë punuan për të forcuar argjinaturën dhe për të mbyllur çarjen.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, tha se bashkia, bordi i kullimit dhe Forcat e Armatosura janë në terren dhe në gatishmëri për evakuim nëse situata përkeqësohet. Ai theksoi se po transportohen materiale inerte për të mbyllur pjesën e dëmtuar.

“Mbrëmë rreth orës 10, fragmenti i argjinaturës së lagunës së Vain që lidhet me kanalin Spiten Hidrovor ka pësuar thyerje dhe strukturat e bashkisë Lezhë me bordin e kullimit janë angazhuar, kanë bërë vlerësimin e situatës, kanë ardhur mbështetje nga FA për në gadishmëri në rast nevoje për evakuim. Puna ka filluar në mesnatë kur janë njoftuar disa kompani private që po na suportojnë me mjete për materialet inerte që do të bëjnë mbylljen e argjinaturës, gjatë natës është punur për shtrimin e rrugës deri në pikën ku është bërë çarja pasi terreni është i vështirë. “, tha Zefi.