
Zv.kryeministrja Balluku tha sot se nuk do flasë kurrë lidhur me reformën në drejtësi, institucionet e drejtësisë, prokurorët e gjyqtarët dhe çështjet në hetim.
Ajo tha se reforma në drejtësi është bërë nga vullneti politik i PS-së ndërsa lëshoi kritika ndaj opozitës duke e akuzuar për dy standarde kur vjen puna te institucionet e drejtësisë, SPAK dhe Gjykata e Posaçme.
“Dua të thëm disa fjalë që ua kam borxh mijëra qytetarëve që më kanë besuar qeverisjen. Jo për të kompensuar baltën, gjysmë të vërtetat, aludime dhe gënjeshtrat e thëna po për këdo që beson te puna, të e vërteta dhe jo te balta. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë, akuza, sharje e kërcënime për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht as lëvdata, as himne. Sepse besoj thellësisht se kjo drejtësi e re e dalë nga reforma, produkt i vullnetit politik të PS-së dhe Edi Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua.
Me pikat e dobëta dhe të forta. Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurore e gjyqtarë sepse secili bën detyrën si e gjykon. As për çështje nën hetim, pasi ato kanë rrugën e tyre të cilën do e ndjek me diskrecion të potë derisa e vërteta të marrë formë, cilado qoftë ajo. Por edhe unë si kolegët e PS-së mbështesim reformën dhe produktet e saj, ndryshe nga sa thoni e mendohet PS është një formacion politik serioz.
Çështja qëndron se ju të nderuar opozitarë keni dy standarde për reformën në drejtësi dhe SPAK-un. Kur thërret Saliun dhe lozni kukamçefti për një vrasje më 21 janar atëherë SPAK kontrollohet nga Edi Rama. Kur SPAK thërret Berishën dhe e mban në arrest shtëpi dhe më pas kur sot është i pandehur për koprrupsion në Gjykatë atëherë Rama e ndikon SPAK-un.” – tha Balluku.