Vendosni fjalën kyçe....

Familja e Aleks Nikës dorëzon një audio-kasetë, SPAK e dërgon jashtë vendit për ekspertim, Berisha e quan audion falsifikim


Familja e Aleks Nikës ka dorëzuar një provë të re në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, një kasetë audio që supozohet të përmbaëj komunikimetëkomandës së Gardës së Republikës.

Në regjistrim dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm, duke urdhëruar hapjen e zjarrit mbi protestuesit e paarmatosur para kryeministrisë.

Laboratorët në Shqipëri nuk kanë mundësi teknike për ekspertim, prandaj SPAK e ka dërguar materialin jashtë vendit.

Prokuroria ka kërkuar nga familjarët detaje mbi mënyrën e sigurimit të regjistrimit dhe pajisjen origjinale, pasi kaseta e dorëzuar është një kopje. Regjistrimi thuhet të zgjasë 34 minuta dhe është bërë nga një person me akses në kanale të siguruara të Gardës.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha mohon vlefshmërinë e audioregjistrimit. Para SPAK, ai deklaroi se është i falsifikuar, duke argumentuar se është e thjeshtë të imitohet një zë dhe se regjistrimi është dorëzuar shumë vite pas ngjarjes.

Gazetarja Keti Banushi: Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar.

Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.

Gazetarja Keti Banushi: Ka një audio

Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.