
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ironizoi duke kërkuar që deputetët e PS-së të duartrokasin zëvendës kryeministren Belinda Balluku, të cilën ai e cilësoi si “të pandehur nga SPAK”. Menjëherë reagoi kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili i tërhoqi vëmendjen Bardhit duke i thënë se fjala nuk mund të përdoret për të goditur personalisht kolegët. Bardhi këmbënguli se nuk ka fyer askënd dhe se, sipas tij, po përmendte vetëm “një status ligjor”.
Gazment Bardhi: Ftoj kolegët e PS-së, mqs e kanë kthyer në traditë duartrokitjen, që përpara se të fillojnë punimet e Kuvendit, ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK për abuzim me 50 mln euro në tenderin e Llogarasë
Niko Peleshi: Ju jap masën tërheqje vëmendje. Ju nuk e keni fjalën për të personalizuar goditje dhe për të cilësuar kolegët, fjalën e keni për të folur për projekt kalendarin dhe programin.
Gazment Bardhi: E kuptoj që është fjalë turpi për ata që kanë turp statusin e pandehur. Por është brenda etikës. Është status ligjor, nuk fyeva njeri, është status ligjor i saj. Nuk po them çfarë i thotë ajo Edi Ramës se ajo mund të jetë fyerje edhe shkelje e etikës. Nuk e përdora e kanë në raport me njëri-tjetrin.