Vendosni fjalën kyçe....

Inovacion dhe Start-Up në Fier – Zbulohet metoda e re për shmangien e arrestit shtëpiak


Një  zhvillim i rëndësishëm raportohet sot nga Start-Up-et e rrethit të Fierit. Një video e transmetuar në Euronews Albania tregon se si një i moshuar inovator nga Start-Up-i i Roskovecit zbuloi metodën efikase për të shmangur arrestin shtëpiak.

Një 69-vjeçar nga Strumi i Roskovecit, i cili ishte me masën “arrest në shtëpi” për dhunë në familje, u kap teksa lëvizte në fshat i maskuar si grua, në përpjekje për t’iu shmangur vëzhgimit policor.

Euronews raportoi se pavarësisht se tentoi të bënte një shëtitje, u kap nga policia dhe u vu sërish nën arrest.